Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Opozita pritet të votojë kundër marrëveshjes së qeverisë për koncesionin 20-vjeçar të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar marrëveshjen pa votat e opozitës. Nënkryetari demokrat i komisionit të ekonomisë Ridvan Bode, ka braktisur mbledhjen që diskutonte marrëveshjen. Pala qeveritare ka argumentuar se kjo marrëveshje nuk është në dëm të shtetit.

“Nga i gjithë fitimi në fund është 50 milion, që merr 30% qeveria shqiptare, nga pagesa e taksave të ndryshme merr 66 milion, pra koncensionari nuk është përjashtuar nga të gjitha taksat dhe nga tatimi mbi të ardhurat do të përfitojë 17 milion. Gjithashtu këtu është lënë që në të gjitha rastet kur të dhënat e trafikut ajror nuk do të jenë ashtu si janë parashikuar, por do të jenë më të ulëta për efekt të funksionimit të shumë elementëve të ndryshëm, në këtë rast gjithë riskun e merr përsipër koncensionari.”

Opozita kundërshton përjashtimin e koncensionarit nga disa taksa gjatë rindërtimit, si dhe eskluzivitetin si aeroport ndërkombëtar./tvklan.al