Me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë është zhvilluar protesta këtë të hënë para bashkisë së Tiranës. Edhe këtë herë, protestuesit grumbulluan goma për t’i djegur para perimetrit të efektivëve të policisë.
Por, edhe pse tentuan disa herë, djegia e gomave dështoi për shkak të reagimit të shpejtë të autoriteteve.
Veprimet e policisë sollën dhe reagimin e ashpër të qytetarëve. Kundërpërgjigja e policisë ndaj protestuesve ishte me sprajt, duke mos kursyer as deputetët e opozitës.
Pas rreth 1 orë e 30 minuta proteste, qytetarët u larguan, ndërsa organizatorët njoftuan protestën e radhës javën e ardhshme ditën e mërkurë në orën 11:00.
Klan News