Për Gashin alternativë është vetëm aleanca
Alternativa e Afrim Gashit nuk sheh alternativë tjetër për koalicionin përpos Aleancës për Shqiptarët.
Nga partia e Selës, vazhdimisht përsëritin të njëjtin qëndrim, se bisedimet po ecin në rrugë të mbarë, e për ndonjë rezultat konkret do ta informojnë në kohë opinionin.
“Jemi në bisedimet vazhdimisht. Bisedimet janë në rrugë të mbarë, dhe vlerësojmë se bashkëpunimi do ta jap efektin të cilin e dëshirojnë qytetarët dhe jemi të bindur se Aleanca për Shqiptarët si prijës i këtij ndryshimi do të jetë fitues me datë 12 Prill”, u shpreh Flakron Bexheti, zëdhënës i aleancës për shqiptarët.
Në të njëjtin stil iu përgjigjen mediave edhe nga Lëvizja Besa. Nga kjo parti thonë se vazhdon komunikimi dhe angazhimi i Lëvizjes Besa për fuqizimin e votës opozitare.
Përveç në kampin politik shqiptar, bisedimet rreth koalicioneve të mundshme kanë filluar edhe në atë maqedonas. LSDM-ja të enjten do ta hap çështjen e koalicionimeve, pasi disa parti më të vogla të koalicionit kanë filluar të flasin zëshëm për mundësinë që të garojnë të vetme në zgjedhje.
Tv Klan