Zgjedhjen për qeverisjen vendore në Shqipëri kanë shënuar përparim domethënës në arritjen e standarteve për zgjedhje demokratike. Kështu ka deklaruar komisioni i vëzhguesve të OSBE dhe ODIHR. Ka qenë i pranishëm vetë ambasadori Arens, përfaqësuesi special i Këshillit të Europës Grunet, shefi i misionit të ODIHR Imiti si dhe përfaqësues të kongresit të komiteteve lokale dhe rajonale të KE-së në Shqipëri.

Në ditën e zgjedhjeve votimi u zhvillua në mënyrë të rregullt në pjesën më të madhe të bashkive. Qendra e komisioni të votimit administruan procedurat në mënyrë të drejtë dhe sjellja e policisë ishte e përshtatshme. Pothuajse të gjithë votuesit patën mundësi të votojnë pavarësisht në disa shqetësime fillestare në regjistrat e votuesve. U shënuan disa parregullsi, por asgjë nuk ishte mjaft domethënëse sa të ndikonte mbi rezultatet.

Gjithashtu numërimi i rezultateve u zhvillua në përputhje me ligjin. Kështu kanë deklaruar sot vëzhguesit e OSBE-së dhe ODIHR. Përsa i përket denoncimit të bërë nga Partia Demokratike duke mos njohur këto zgjedhje përfaqësuesit e ODIHR dhe OSBE kanë deklaruar se rezultat i këtyre zgjedhjeve është i drejtë pasi KQZ ndërmori masa duke i dhënë të drejtën për të votuar të gjithëve. Mbi 200 vëzhguesit që kanë ndjekur nga afër këto votime i kanë quajtur ato sistematike dhe në standartin më të lartë që kanë ndodhur ndonjëherë në Shqipëri./tvklan.al