Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Nga statistikat e dala në vitin 1996 nga UNICEF, në vendin tonë, 63% e grave të pyetura në atë kohë, rezultonin të kishin provuar dhunën fizike, emocionale dhe seksuale. Ndërsa 35% e tyre kanë qenë dëshmitare. Në këtë seminar trajnues marrin pjesë 26 vajza, të cilat po trajnohen nga OSBE dhe OHDIR në bazë të projektit të edukimit të të drejtave të grave dhe anti trafikimit.
Penni Martin, oficere për OJQ në vendin tonë dhe këshilltare gjinie pranë OSBE-së, thotë se seminari do të zgjasë pesë ditë, ku pas kësaj këto vajza do të pajisen me certifikatë dhe do të shpërndajnë eksperiencën e tyre në disa rrethe të Shqipërisë./tvklan.al