Kompozitori dhe regjizori, Osman Mula ka folur sot në “Rudina” për dashurinë e tij të tretë, pikturën.
Mula ka rrëfyer se pikturon prej 10 vitesh dhe tashmë e quan kërkesë të trurit. Por, edhe pse punon për 6 orë në ditë në pikturë, kompozitori dhe regjizori nuk lë asnjëherë mënjanë muzikën. Ai i bën thirrje të rinjve të shkruajnë muzikë me mendim dhe jo lojra fjalësh, përndryshe sipas tij nuk quhet art.
“ Piktura është dashuria ime e tretë, më çlodh, është terapi, është ngacmim i trurit. Sapo çohem nga gjumi, direkt marr një frut për mëngjes dhe nis të pikturoj sa më hapen sytë. E kam kërkesë të trurit. Mjafton dëshira. Po s’pate një zjarr të brendshëm s;bëhet, piktura ka nëvojë për potencë” tha Mula.
/tvklan.al