Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po investon 7 milion euro për rikonstruksionin e nënstacionit të Kasharit. Deri tani ky nënstacion i jepte energji zonës industriale në autostradën Tiranë- Durrës, por e montimin e impiantit të ri 20 kilovolt do të furnizojë disa prej zonave më të populluara dhe me ndërtime të reja përreth kryeqytetit si Kamzën dhe Unazën e Re.

Admir Lakra: “Është duke u vendosur një transmator me në fuqi 45 mega i cili do të dyfishojë fuqinë transmetuese të këtij nënstacioni. Në përfundimin e këtij investimi i cili përfshin edhe shtrirjen e 7 filtrave të rinj në drejtim të Kamzës dhe të Unazës së Re. Do të zgjidhet përfundimisht problemi me energji elektrike të këtyre zonave”.

OSSH po punon gjithashtu edhe për fuqizimin e nënstacionit të Selitës, rikonstruksioni i plotë i të cilit do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji të Tiranës së Re, ish-Bllokut, Komunës Parisit, Selitës dhe Saukut./tvklan.al

Gazetari: Edian Gjoni

Montazh: Ergis Hasanbelli