Shqiptarët vazhdojnë të mos e paguajnë në një masë të madhe energjinë elektrike. Pavarësisht vendosjes së sahateve dhe fushatave sensibilizuese, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po has vështirësi në disa prej qyteteve të mëdha të vendit, ku përveç abonentëve familjarë, problem mbeten bizneset dhe institucionet shtetërore.

Arqile Kume: “Në abonentët e mëdhenj duke vendosur një matje tashmë tepër korrekte, të pa diskutueshme brenda gjithë kushteve teknike dhe kushteve të matjes me panele të veçanta dhe me këto panele kemi mundur që të krijojmë një marrëdhënie shumë të drejt me abonentët kryesor që janë abonentët privat. Kurse abonenti familjar vazhdon që të shkoj drejtë përmirësimit të faturimit të tija”.

Drejtuesit e Filialit Elektrik në Shkodër, thonë se sfida kryesore mbeten arkëtimet në zonat e thella.

Nesti Kiri: “Çdo abonenti familjarë dhe privat i cili nuk paguan energjinë elektrike. Ne do i presim dritat me proces verbale dhe në qoftë se ata do i lidhin ne kemi përgatitur dhe proces verbalin e lidhjes dhe dega juridike është e gatshme mbas një dokumentacioni të saktë i cili do i dërgojë në prokurori apo në gjykatë për marrjen e masave karshi këtyre abonentëve”.

Ecuria e ngadaltë në arkëtime vërehet dhe në zonën e Durrësit ku prej kohësh debitorët që nuk paguajnë u ndërpritet energjia. Sipas drejtuesve të OSSH-së, investimet në rrjetin e shpërndarjes kanë efekt kryesor në rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve dhe për këtë shembull më i mirë janë zonat informale.

“Këto humbje të nivelit 33% për Drejtorinë Zonale Durrës, me këtë nivel blerjesh, me këtë nivel furnizimi popullate me energjinë. Unë do t’i konsideroja të kënaqshme, sigurisht shumë larg perfektes por të kënaqshme”.

20 shtatori është afati i fundit i pagesës pa kamat vonesë për faturat e prapambetura të energjisë së konsumuar gjatë këtij viti. Këtë e deklaroj pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i OSSH-së, Sahit Dollapi./tvklan.al