Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në spitalet Covid. Ditën e sotme një pacient i infektuar me Covid-19 është hedhur nga kati i dytë i spitalit. Ai është 69-vjeçari me iniciale R.G. Policia e Tiranës thotë se pacienti është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në Spitalin Infektiv në rrethana të paqarta.
Pacienti i infektuar me koronavirus ishte i shtruar në spital prej disa ditësh. Nuk dihet nëse vuante nga sëmundje të tjera.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Ky është rasti i katërt kur pacientët e sëmurë me koronavirus kryejnë vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia e spitalit. Tre rastet e mëparshme janë shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al