Numri i personave që kërkojnë të tërheqin letërnjoftimin, është fare i papërfillshëm nga numri i personave që kanë aplikuar për tu pajisur me ta. Gjatë një vëzhgimi që bëmë nga dy njësitë me numër të madh votuesish, pamë dhe u informuam se qytetarët tregohen indiferent për të tërhequr dokumentin dhe pse këto zyra janë të hapura me një orar të tejzgjatur si dhe punohet në ditë pushimi.
Në njësinë bashkiake numër 8 , Teuta Bushani, nënkryetare e kësaj njësie na thotë se aplikimet për tërheqjen e këtyre letërnjoftimeve I bere shpesh ne media ditët e fundit i ka ndërgjegjësuar banorët e kësaj njësie.
Teuta Bushani: “Po të jetë ky ritëm që është tani sidomos e thashë dhe njëherë për tërheqjen, ma merr mendja se ne do t’i plotësojmë të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për tu pajisur me karta. Popullsia e njësisë bashkiake është rreth 38 mijë banorë, kemi rreth 31 mijë votues, kanë aplikuar rreth 15 mijë qytetarë. Janë tërhequr rreth 12 mijë e pak karta biometrike.”
Anduena Llabani: “Ndryshe nga njësia bashkiake numër 8, njësia bashkiake numër 10 këtu në Tiranë. Numri i personave që kërkojnë të marrin dhe të tërheqin kartën biometrike është mjaft i vakët. Punonjës të kësaj zyre deklarojnë për televizionin Klan se numri i tyre është rreth 30 persona në ditë.”
Jemi vetëm një javë larg mbylljes se procesit për pajisjen me letërnjoftimet elektronike, dhe shume shtetas shqiptar ende nuk kanë tërhequr dokumentin e vetëm pa të cilin ata nuk mund të votojnë./tvklan.al
Gazetare Anduena Llabani