Procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime po ecën me ritme të larta. Deri më tani është regjistruar në numër i lartë aplikimesh. Rekordi është arritur te hënën, me plot 17 700 aplikime në mbarë vendin. Shifrat konfirmohen nga drejtori i përgjithshëm i gjendjeve civile në tiranë Armand Teliti, i cili deklaroi se me këto ritme numri i aplikimeve për letërnjoftime elektronike po shkon ne 700 mijë. Teliti konfirmoi gjithashtu dhe prioritetin që i ka dhënë qeveria personave pa pasaportë, të cilët do te jene te favorizuar edhe pas datës 1 Maj.
Armand Teliti: “Dita e djeshme ka qenë një ditë rekord ku më shuam se 17 mijë e 700 qytetarë në të gjithë Shqipërinë kanë aplikuar për dokumentin e ri, për kartën e re të identitetit. Besojmë që me shifrat që do të arrijmë në ditët e sotme ne do të arrijmë në nivelin e 700 mijë qytetarëve shqiptar të aplikuar tashmë. Gjithashtu një shtrirje shumë e madhe e qendrave të aplikimit në të gjithë Shqipërinë ka bërë të mundur që numri i qytetarëve shqiptar që aplikojnë të rritet çdo ditë. Të gjithë qytetarët të cilët janë të cilët janë të pa pajisur me pasaportë janë prioritar në mënyrë absolute në çdo zyrë aplikimi. Pra ky prioritet do të vazhdojë dhe është prioriteti numër 1 i të gjithë procesit.”
Në mbarë vendin janë rreth 729 mijë shtetas pa pasaportë. Deri më tani ka aplikuar më shumë se gjysma e kësaj kategorie.
Armand Teliti: “ Një pjesë goxha e madhe prej të cilëve kanë aplikuar tashëm dhe shumë prej tyre dhe e kanë marrë dokumentim në dorë.”
Autoritetet konfirmojnë gjithashtu, se me këto ritme, ku në zyrat aplikimit punohet edhe gjatë ditëve të pushimit, procesi do të përfundojë brenda afateve./tvklan.al