Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përzgjedhja e kandidatëve për deputet të opozitës, nuk ka kaluar pa krijuar pakënaqësi dhe debate të ashpra. Kjo edhe për faktin se nga një mijë emra janë përzgjedhur vetëm 100.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Në kryesi, kryesia ka bërë dy mbledhje të zgjatura dhe që janë shumë të frytshme dhe të flakta të dyja, s’mund t’i mohojmë. Kurse këshilli kombëtar, ka pasur diskutime, por ajo çka dominojë, dominojë fryma konsensuale. Por që të mendosh se, kur janë me mijëra që aspirojnë për t’u bërë deputet dhe t’i ke mundësi të zgjedhësh vetëm 100, natyrisht ka dhe njerëz që mbeten zemërthyer, nuk mund ta mohojmë”.

Kryetari i Partisë Demokratike Berisha, kishte premtuar se gratë dhe vajzat do të zinin një përqindje të konsiderueshme në listën e kandidatëve, në të cilën aktualisht janë përzgjedhur vetëm tre. Takimi me aleatët përfundon ciklin e përcaktimit të emrave të kandidatëve për deputet, për të filluar fushatën elektorale më 23 Maj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego