Pajisje eksplozive janë zbuluar në shtëpitë e dy familjeve presidenciale amerikane dhe në readaksinë e CNN. Mediat amerikane raportojnë se në shtëpinë e Presidentit Obama në Uashington dhe në atë të çiftit tjetër Hillary e Bill Clinton në Nju Jork, u gjetën dy pako të dyshimta, që pas ekzaminimeve rezultua pajisje shpërthyese.

Pak më vonë, në zyrat qëndrore të CNN në Nju Jork u gjet një pako e dyshimtë. Policia evakuoi stafin e punonjësve deri në normalizimin e situatës. Po kështu, edhe në postën e Shtëpisë së Bardhë u zbulua një pako e dyshimtë. Më vonë një tjetër u gjet në një bazë ushtarake në Uashington. Një hetues i tha Washington Post se dyshojnë që prapa këtyre akteve fshihet i njëjti person. Dy ditë më parë, pajisje shpërthyese u gjet edhe në shtëpinë e miliarderit George Soros. Shërbimi Sekret tha se pakot e dyshimta që ishin dërguar në shtëpitë e Obamës dhe Clinton u identifikuan menjëherë si pajisje eksplozive. Shtëpia e Bardhë reagoi përmes një deklarate duke dënuar këto ngjarje, të cilat i cilësoi “sulme të dhunshme”.

Ne dënojmë këto sulme të dhunshme të bëra së fundmi kundër Presidentit Obama, Presidentit Clinton, Sekretares Clinton dhe figurave të tjera publike”,

tha sekretarja për mediat e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Shumë agjenci ligjzbatuese janë angazhuar për të identifikuar personat përgjegjës. /

tvklan.al