Shqipëria nuk do të pranojë të strehojë emigrantë palestinezë. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih me temë Lufta në Gazë dhe konflikti Izrael-Palestinë. Rama tha askush nga administrata Trump nuk e ka pyetur në lidhje me këtë çështje, por përgjigjia e Shqipërisë për pranimin e emigrantëve do të ishte negative.

“Kjo që the është tërrësisht lajm i rremë. Kurrë meqë ra fjala askush nuk e ka kërkuar. Kurrë! Është një lajm i rremë që na është kërkuar nga administrata Trump, por edhe nëse do të na kërkohet që nuk mendoj që do të jetë rasti nuk mendoj se përbën sens. Jemi në mes të Europës dhe si do të ndodhë që qindra mijëra njerëz të vijnë aty. Këto janë pjesë të logjistikës për të cilën unë nuk jam shumë i mirë. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një qendër logjistike. Kështu që ky është një lajm i rremë dhe nuk do të ndodhë, të paktën jo sa të jem unë, shprehet kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë u solidarizua me vuajtjet e palestinezëve, por theksoi se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e kësaj historie.

“Kemi një respekt mjaft të thellë dhe vërtetë që kemi shumë keqardhje për këta qytetarë me një histori të tmerrshme në fakt që vijnë nga një prej diktaturave më të errëta që ka ekzistuar, që është Hamasi. Megjithatë, por ne nuk jemi pjesë, nuk kemi për të qenë”, tha Rama. 

Gjatë bisedës kreu i qeverisë u përqendrua te BE duke ironizuar mënyrën e funksionimit, ai tha se unioni është një strukturë e cila sipas tij “shpik çdo javë normativa dhe rregullore të reja”.

Klan News