Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Hije dyshimi për lejen e ndërtimit të këtij pallati në Tiranë. Ky pallat 12 katësh është bërë prej kohësh objekt debatesh dhe konfliktesh. Në fillim i shin drejtuesit e Shkollës së Baletit dhe familjarët e pallateve pranë që u ankuan për ndërtesën. Më pas në debat hynë prefektura dhe bashkia.

Prefekti i Tiranës Dedja akuzoi firmën ndërtuese se nuk ka zbatuar kriteret urbanistike, ndërkohë që nga Bashkia nuk bëhej koment. Së fundmi edhe prokuroria u prononcua mbrëm duke nisur njëkohësisht hetimet për vërtetësinë e dokumentave të lejës së ndërtimit.

Sipas ekspertëve të prokurorisë ndërtuesve të këtij pallati në Bashki, i është gjetur vetëm leja e dhënies së truallit por jo leja e ndërtimit. Ndërkohë që prokurorët kanë nisur hetimet për dokumentin e lejës së ndërtimit, punëtorët kanë vazhduar dhe sot punën normalisht në pallat./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj