“Policia cënoi anonimitetin, të ndërhyjë për fshirjen e imazheve të publikuara”
Pas videove të publikuara ku Princi Leka, ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij shfaqen duke u konfliktuar, reagon edhe Oborri Mbretëror.
Në reagim thuhet se Princ Leka pasditen e 5 Marsit teksa ështe sulmuar fizikisht me sende të forta, videot e këtij momenti te dorezuara ne institucionet shteterore, janë bërë publike në rrjetet sociale.
“Videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka Zogu II, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media duke përcjell imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune. Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot tek të tretët.”
Në reagim Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediat.
Klan News