Joe Velaidum dhe partnerja e tij, Laura Kelly kishin dalë në Prince Edward Island në Kanada për të shëtitur qenin kur dëshmuan rënien e një meteoriti. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera e një zileje dere.
Vetëm pak minuta përpara rënies, Veladium kishte ndaluar pikërisht në vendin ku ra trupi qiellor për të hequr një litar.
“Nuk ndaloj kurrë në atë vend, kurrë”, ishte prononcimi i Veladium për CNN rreth ngjarjes së korrikut 2024. “Duke e parë tani, ne vumë re për shkak të videos, se nëse do të kisha qëndruar në atë vend dy minuta më tepër, do të isha goditur dhe ndoshta vrarë nga ky meteor”.
Babai i Laura-s e këshilloi çiftin që të merrte disa kampionë. Duke përdorur vakuum dhe një magnet, ata morën një mostër 95-gramëshe.
Disa muaj më vonë, analizat laboratorike konfirmuan se ishte një shkëmb hapësinor dhe objekti është vendosur në një bazë të dhënash që ruhet nga Meteoritical Society.
“Charlottetown” ka marrë emrin e qytetit pranë dhe është i veçantë për shkak të videos që u publikua javën e kaluar nga University of Alberta. Momenti i mbërritjes së tij nuk është filmuar, por incidenti ndodh fare pranë dhe dëgjohet zhurma.
“Asnjë meteorit tjetër nuk është dokumentuar kështu, shoqëruar me zhurmë”, tha profesori Chris Herd.
Sot meteoriti është pjesë e koleksioni në University of Alberta që ka mbi 1800 mostra dhe përbën më të madhin e llojit të tij në Kanada./tvklan.al