Nga e marta, prodhimet kanadeze, meksikane e kineze që shtyjnë në Shtetet e Bashkuara do të përballen me tarifa doganore të larta deri 25%.

Siç kishte premtuar edhe në fushatë, presidenti Donald Trump nënshkroi tarifat si ndëshkim për mospërmbushjen e premtimeve nga këto vende për të ndalur migracionin e jashtëligjshëm dhe trafikun e drogës drejt Shteteve të Bashkuara.

Taksat e importit nga Kanadaja dhe Meksika do të jenë 25% dhe 10% për prodhimet nga Kina. Sektori energjetik kanadez do të përballet me taksa importi 10%.  

Pas këtij vendimi, zyrtarët e të tre këtyre vendeve paralajmëruan kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara. Presidentja e Meksikës Klaudia Sheinbaum i quajti “shpifje” akuzat e administratës Trump se shteti meksikan është në aleancë me organizatat kriminale dhe paralajmëroi tarifa ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara me të njëjtin nivel.

Të njëjtin hap paralajmëroi edhe kryeministri kanadez Justin Trudo. Ndërsa Pekini zyrtar paralajmëroi se lufta tregtare e shpallur nga Trump nuk do të ketë fitues.

Prodhimet nga Kina, Meksika dhe Kanadaja përbënë 40% të totalit të importeve në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Kanadaja, Meksika dhe SHBA kanë ekonomi thellësisht të integruara mes njëra – tjetrës dhe lufta tregtare pritet të shkaktojë rritje të lartë çmimesh.

Tv Klan