Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në ditën e dytë të panairit “Ekspo Prima 2004”, Birra Tirana prezanton suksesin e saj më të fundit. Ylli ndërkombëtar platin për cilësinë, ky është çmimi që i jepet Birra Tiranës në angazhimin botëror për cilësinë, midis bizneseve pjesëmarrëse nga 132 vende të botës.

Çmime të tilla rrisin imazhin e produkteve vendase, të cilat tashmë kanë kaluar në një dimension të ri, atë të eksporteve drejt tregjeve perëndimore. Kështu tha Bernard Jaçe, drejtor i marketingut të Birra Tiranës. Ai bëri të ditur se së shpejti investimet do të fokusohen në prodhimin e birrës në kanaçe dhe birrës light, ku tregu shfaq interes të madh.

Ky çmim prestigjioz i është dorëzuar kryetarit të këshillit mbikëqyrës të Birra Tirana, zotit Luan Bregasi. Ai u shpreh, se biznesi shqiptarë duhet të ndjehet krenar që përfaqësohet në tregjet ndërkombëtare nga marka si Birra Tirana.

Luan Bregasi: “Nuk është vetëm Birra Tirana që ka marrë një çmim të tillë, ka mjaft kompani sot në Shqipëri, të cilat në ballafaqim me tregun botëror, me tregun global, kanë ditur të ballafaqojnë produktet e tyre me mjaft produkte të një niveli dhe cilësie mjaft të lartë.”

Ylli ndërkombëtar platin për cilësinë, vjen vetëm një vit pas çmimit ndërkombëtar për biznes prestigjioz dhe cilësi të shkëlqyer në samitin e zhvilluar në Nju Jork./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini