Një ditë pas shpalljes së tij kandidat për kryetar të PS, Pandeli Majko ka zgjedhur Gjirokastrën për qytetin e radhës të vizitave të tij jashtë Tiranës. Sapo është takuar me përfaqësues të pushtetit lokal, Prefekti i Gjirokastrës i kujtoi Majkos se historikisht kryeministrat shqiptare edhe pse shumica e tyre gjirokastrite e kanë lënë atë pas dore.
Zgjodha të vij sot në Gjirokastër, tha Majko, për të diskutuar mbi problemet që ka Jugu i vendit, por për t’i kushtuar një rëndësi të veçantë dhe problemit të minoritetit grek në Shqipëri. Rendi duhet vënë me çdo kusht në Gjirokastër tha Majko. Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë janë të shkëlqyera tha Majko dhe këto marrëdhënie duhet të ndikojnë sidomos në zhvillimin e Jugut të Shqipërisë.
Më pas Majko ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e partive politike të Gjirokastrës për problemet që i shqetësojnë ata./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj