Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryeministri i Shqipërisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Pandeli Majko me gazetareve pas mbledhjes së KPD Socialiste.
Kryeministri Pandeli Majko:- “U miratuan ndryshimet në statut dhe në program. Diskutimet ishin sigurisht të gjata por jam i bindur që me ato çka diskutuam, qoftë me debat, qoftë me zhurmë, konkluzioni ishte i përbashkët dhe mendimi ishte i përbashkët që Kongresi i 3 i Partisë Socialiste do të jetë i suksesshem”.
Gazetarja:- Raporti i saj do të jetë një raport qeverie apo një raport partiak?
Kryeministri Pandeli Majko:- “Mendoj që po punojmë të gjithë që të fitojë Partia Socialiste në kuptimin retorik të fjalës jam me PS apo po bëhet me PS. Por problemi shtrohet shumë i thjeshtë: ajo që zhvillohet në PS është një impakt i cili i jep frymëmarrje qoftë stabilitetit, qoftë luftës kundër kriminalitetit, qoftë luftës kundër korrupsionit, sot aktualisht në Shqipëri. Dhe mua më duket se ne i kemi të gjitha shanset që të vertetojmë se jemi forca më serioze dhe që në zgjedhjet lokale të vitit 2000 me të cilin ne do vemi si mesazh në Kongresin e 3 të PS ne të jemi forca kryesore”.
Gazetarja:- Vërejtje që pati në raport, cilat ishin në raportin tuaj?
Kryeministri Pandeli Majko:- “Ishin vërejtje normale”./tvklan.al