Si pasojë e pandemisë, çifti i njohur i showbizit Afrona Dika dhe Blero Muharremi kanë 4 muaj që qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Afrona ndodhet në Zvicër, ndërsa Blero në Kosovë.
Në një postim në Instagram, Afrona shprehet se bashkëshorti i saj i mungon çdo ditë e më shumë dhe ajo nuk di si ta shpjegojë me fjalë mungesën e tij.
Më tej, ajo shton se dashuria e fortë iu ka dhënë forcë t’i mbijetojnë̈ çdo sfide në martesën dhe lidhjen e tyre.
“Më mungon cdo ditë e më shumë. Mungesa jote është aq e madhe, sa që nuk e di se si ta shpjegoj me fjalë. Dashuria e fortë na ka dhënë forcë të mbijetojmë çdo sfidë në martesën dhe lidhjen tonë. Janë bërë 4 muaj që nuk jemi parë dhe më mungon çdo ditë e më shumë. Sikur të rilindja do të të bëja të njëjtën zgjidhje, të martohesha me ty dhe të ndaja jeten me ty. Të dua”./tvklan.al