Papa Françesku u largua nga Singapori duke përfunduar kështu turneun e tij nëpër Azinë Juglindore, ku ai vizitoi katër vende. Kreu i Kishës Katolike vlerësoi traditën etare të vendit dhe e mbylli udhëtimin e tij me mesazhin e tolerancës fetare që ai dha edhe në fillim të këtij udhëtimi.
Duke iu drejtuar një grupi të rinjsh nga grupe të ndryshme fetare të pranishme në një nga fuqitë më të mëdha financiare të botës, Papa foli për nevojën që njerëzit e besimeve të ndryshme të përfshihen në dialog konstruktiv në vend që të këmbëngulin në drejtësinë e besimeve të tyre.
“Të gjitha fetë janë një rrugë për të arritur te Zoti. Ato janë si gjuhë të ndryshme për të mbërritur atje dhe Zoti është për të gjithë“, u shpreh ai.
Pas fjalimit, Françesku u nis në avion për udhëtimin e tij 13-orësh për në Romë i cili përbën udhëtimin më të gjatë dhe më të largët gjatë mandatit të tij si Papë.
Klan News