Pak orë para përurimit të mandatit të dytë presidencial, Papa Françesku i bëri thirrje Donald Trampit të heqë dorë nga politikat e ashpra kundër emigrantëve.
“Do të jetë fatkeqësi sepse do t’i bëjë të varfërit edhe më fatkeqë. Ata do të duhet të paguajnë një faturë që nuk i takon. Kjo nuk është e drejtë. Kjo nuk e zgjidh problemin”, u shpreh Papa Françesku.
Deklaratën, Ati i Shenjtë e bëri gjatë një interviste për mediat italiane. Papa Françesku ka qenë gjithnjë kritik ndaj politikës kundër emigrantëve të Trampit. Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Papa u bëri thirrje katolikëve të peshojnë mirë programet e dy kandidatëve pasi sipas tij, nuk mund të zgjidhej mes dy të këqijave, ku kandidatin republikan e shigjetoi pikërisht për emigrantët.
Kreu i Kishës Katolike u ka bërë thirrje shteteve të zhvilluara të mirëpresin pa kushte të gjithë njerëzit në nevojë.
Tv Klan