Lajme Arkiva 2003

Qyteti i Memaliaj me rreth 9.000 banorë, dikur burim i minierave gjendet në një situatë tepër të mjeruar. Njerëzit që jetojnë këtu nuk kanë asnjë shpresë për hapjen e një fronti pune.

Shumica prej tyre jetojnë më asistencë ku bashkia e qytetit trajton me ndihmë ekonomike 360 familje emigracioni zë 50% të numrit të banorëve çfarë tregon më së mirin lëvizjen e këtyre njerëzve jashtë vendit të tyre për të siguruar jetesën.

Shtëpitë e shembura dhe të ndërtuara me kallamishte apo rrugët e ndërtuara duhen restauruar pasi nuk mbahen mend koha kur është investuar për to.

Prej më se 12 vitesh është shkatërruar plotësisht edhe Pallati i Kulturës ku banorët kalonin një pjesë të mirë të kohës. Akordimi i investimeve në këtë qytet është e vetmja shpresë për ta çfarë do të zvogëlonte papunësinë, por do të rregullonte edhe infrastrukturën./tvklan.al