Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së shtunë duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë./tvklan.al