Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, zbuloi kundërshtarët për 16 skuadrat që u renditën në fazën “play off” të Champions League.

Spikat përballja mes Manchester City-t dhe Real Madrid. Një finale e parakohshme, me një nga ekipet e mëdha europiane që do të detyrohet të largohet nga kompeticioni.

Ndeshja e parë do të luhet në Angli, ndërsa e kthimit në Spanjë.

Përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Milan dhe Feyenoord, ndërsa Juventus sfidon PSV-në.

Bayern Munich do të përballet me Celtic. Skuadrat fituese në këto çifte, do i bashkohen tetë ekipeve të tjera në fazën e 1/16-ve.

SHORTI:

Club Brugge – Atalanta

Sporting Lisbona – Dortmund

Manchester City – Real Madrid

Celtic – Bayern Munich

Juventus – PSV

Feyenoord – Milan

Brest – PSG

Monaco – Benfica

/tvklan.al