Autoritetet detare shqiptare në koordinim me homogolët italianë kanë vendosur anulimin e lundrimit mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Vendimi vjen si pasojë e kohës së keqe në Adriatikun jugor me dallgë dhe erë të fortë.

“Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024″, njoftoi Autoriteti Portual i Durrësit.

Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ankona vazhdon punën normalisht pasi mbërrin në orën 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.

Është pezulluar aktiviteti në të gjitha aktivitetet, edhe të ngarkim-shkarkimit pasi është e vështirë të punohet në këto kushte./tvklan.al