Parashqevi Simaku i është rikthyer këngës, pas më shumë se 30 vitesh. Këngëtarja e adhuruar nga mijëra shqiptarë ka kënduar live në një darkë së bashku me biznesmenin Elton Ilirjani dhe shqiptaren që e kontaktoi atë në një metro në New York.
Ashtu si dikur zëri i saj mbetet unik, teksa e dëgjon të këndojë aq e qeshur një nga këngët popullore të repertorit. Por në mendje i ka mbetur edhe një nga këngët e vjetra që shpreh më së miri se atdheun nuk e ka harruar, “Dhuratë për ditëlindjen”.
Ishte një shfaqje e rastësishme në një kronikë të televizionit të New York-ut ABC7 teksa pranonte ndihma për të pastrehët që e risolli në vëmendjen këngëtaren e njohur, kësaj here në epokën digjitale. Kaq u desh që në rrjet të fillonte “furtuna” e interesit për fatin e këngëtares.
Ishte gazetari Blendi Fevziu që identifikoi këngëtaren kur u shfaq në kronikën e televizionit amerikan ABC 7. Këngëtarja do të qëndrojë në një nga hotelet e Manhattan për gati tre javë e më pas pritet që ajo të vendosë për jetën e saj. Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria menjëherë pas rrëzimit të komunizmit me ëndrrën e madhe për të prekur Hollywood-in.
Klan News