Biznesmeni Elton Ilirjani nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka ndarë lajmin se ka pasur një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, pas momentin kur ajo u shtrua në një spital psikiatrik.
Ilirjani ka ndarë pak nga biseda me ikonën e muzikës shqiptare, ku thotë se në spital i kanë aplikuar injektimin e parë.
“Parshqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti është i madh!”, ka shkruar biznesmeni.
Para një dite mes emocionesh të thella ai ndau lajmin për gjithë publikun shqiptar se këngëtarja ishte shtruar në një spital psikiatrik në New York City.
Në një postim tjetër në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka ndarë një video ku duket i veshur me rrobat e Parashqevi Simakut. Me shallin dhe kapuçin e këngëtares që mbante veshur në videon e 12 Dhjetorit që bëri xhiron e rrjetit, biznesmeni shprehet se do të qëndrojë i veshur si Parashqevi Simaku derisa ajo të shërohet.
“Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station!”, ka shkruar Ilirjani.
Duke e quajtur “flutura jonë rozë” ai shpreh dashurinë dhe mbështetjen për të. Ilirjani shkruan se ndjehet shumë krenar për veten, ndërkohë që kujton 34 ditët plotë sakrificë magji, gëzim e lot që ka kaluar me ikonën e muzikës shqiptare.
“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station!”, ka shkruar Ilirjani.
Pas “zhdukjes” për vite të tëra nga publiku shqiptar, Parashqevi Simaku u shfaq për herë të parë më 12 Dhjetor të vitit që sapo lamë pas, në një video që bëri xhiron e rrjetit. Si një e pastrehë ajo lëvizte rrugëve të New York-ut për të marrë ndihma vullnetare./tvklan.al