Në Paris një nga kryeqytetet që tërheq shumë vizitore gjatë fundit të vitit ka nisur atmosfera e festave.

Në rrugën legjendare të Champs Elysee (SHONZ  ELIZE) është rikthyer gjallëria me dritat shumëngjyrëshë në pritje të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Rreth 400 pemë në rrugën e famshme u dekoruan me drita LED në formën e një gotë vere.

Turistët dhe vendasit mbushën rrugën e njohur të  Parisit e cila ishte e mbyllur për makinat  për shkak të inaugurimit ditën e dielë.

“Kjo është diçka që duhet parë. Jemi mësuar që Parisi të bëjë gjëra të mëdha dhe mendoj se ajo që po shohim sot në Champs Elysees dhe ceremonia në të cilën po marrim pjesë është një vazhdimësi e shkëlqimit parizien”.

Dritat do të ndizen në Champs Elysees çdo natë deri më 5 Janar 2025.

Klan News