Me një situatë të vështirë nga zjarret po përballet edhe Gjirokastra. Pas zjarrit që ra në Malin e Gjerë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në parkun e Viroit.
Siç shihet edhe nga pamjet flakët vijonin me intensitet të lartë edhe në orët e mbrëmjes, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetarë të zonës.
Një tjetër vatër aktive zjarri është ai që ka përfshirë pyllin e Bodës në zonën e Maliqit, i cili i favorizuar edhe nga era e fortë ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre.
Punonjësit e zjarrfikës po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me mjetet e tyre.
Një tjetër zjarr i përmasave te mëdha përfshiu ditën e sotme një sipërfaqe te mbjelle me ullinj ne afërsi te fshatit Kanine të Vlorës, ku u rrezikuan edhe dy banesa.
Tv Klan