Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Parku Rinia në Tiranë, duket krejt tjetër nga ai i disa javëve më parë. Sot, disa ditë pas nisjes së pastrimit nga mbeturinat, gjithçka kishte ndryshuar. Puna vazhdon ende me intensitet nga forcat xheniere të ushtrisë dhe ndërmarrjeve të pastrimit të bashkisë. Materialet e shumta inerte që janë krijuar nga prishja e ndërtimeve, hidhen diku në periferi të Tiranës.
Ish-lokali Ledi Diana, një nga investimet më të mëdha të parkut, tashmë është kthyer në një gërmadhë. Pronarët e saj po e çmontojnë vetë atë. Drejtuesit e bashkisë, tashmë po hartojnë modelet e reja që d t’i japin fytyrë Parkut Rinia, ku alternativat janë disa. Mbi 600 milion lekë të akorduara për këtë, që do të rikthejnë brenda Majit, Parkun Rinia, në një ambient të vërtet çlodhje./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj