Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Skënder Gjinushi, kryetar i parlamentit:- Hapet votimi për shqyrtimin e projektligjit për teatrin. Votohet me 77 vota pro, 25 kundër, 6 abstenim, 20 s’kanë votuar. Fjalën e ka ministri për të bërë një parashtrim të projektligjit.
Edi Rama, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve:- Do të më lejoni që në këtë fjalë ti drejtohem fillimisht deputetëve të PD të cilëve është vendi për tju bërë sot disa rikujtesa në shifra dhe fakte përderisa kanë marë rolin e avokatit të kulturës kombëtare, duke dalë kundër reformës dhe duke u përpjekur ta mbajnë peng gjithë procesin reformues në shqipëri. Zotrinj deputet të PD ju i detyroheni kulturës shqiptare dhe fëmijëve tanë afro tre miliard lekë dëme në qeverisjen tuaj, përmes shkaterrimeve, vjedhjeve, djegjeve dhe grabitjeve në masë të pasurive kulturore të këtij vendi, që nga statujat antike, ikonat, pikturat, armët trofe deri te garderobat e rekuizitat apo automjetet e pajisjet e zyrave të rrethit shtetëror të kulturës. Ju nuk morët pothuajse asnjë inisiativë ligjore që të luftonte izolimin tonë kulturor dhe të reformonte sistemin e vjetër në kulturë. Përkundrazi ju e çorganizuat atë sistem në mënyrën më të organizuar, duke qënë anti komunist të përbetuar në fjalë dhe nacional komunist të pakorigjueshëm në mendësi. Ju do të mbaheni mend në historinë e kulturës shqiptare si krijesat më dështake të filozofisë enveriste të qeverisjes.
Gjatë gjithë mandatit tuaj grotesk ju nuk arritët asnjëherë të realizonit 100% buxhetin e shtetit tonë të varur për kulturën. Ju anti komunistët më të flaktë të europës, nuk keni financuar asnjëher të vetme shoqërinë civile në funksion të kulturës dhe përveç aferave që keni bërë me privat të ndryshëm në dëm të kulturës tonë kombëtare e të institucioneve të saj në tërë vendin, ju nuk morët asnjë inisiativ për të hequr kapitalistët e rinj shqiptar drejt investimeve në kulturë. Ju shkatërruat barbarisht rrjetet kombëtare të kinemave, qendrave rinore, librarive dhe një numër të konsiderueshëm bibliotekash, duke i kthyer në salla bixhozi, në depo mielli apo në magazina plehrash. Ju centralizuat dhe vutë nën kontroll politik jetën kulturore, sepse ky ishte vizioni juaj 2000. Ju keni lënë pas një dokumentacion skandaloz në dikasterin qëndrot të kulturës. Shkelje të akteve nënligjore, abuzime të turpshme me fonde të taksapaguesve për përfitime të neveritshme personale apo politike.
Kur hyra në ministri nuk gjeta asnjë strategji për kulturën, asnjë gjysmë reforme të nisur, asnjë marrveshje apo bashkëpunim me leverdi për shtetin tonë, por vetëm letra bakalli pa kokë dhe gjithë vrim nga makinat e vjetra të shkrimit, të cilat i keni mbajtur gjatë gjithë mandatit tuaj si tofe revolucionit anti-komunist. Era amonjak dhe egrasi, protretet e udheheqesit tuaj karizmatik. Krimi me i madhe qe ju bete ne kulture dhe jo vetem ishte krimi i kulturës së abuzivizmit, e cila ushqeu parazitizmit dhe dembelizmit, servilizmin ekstrem të rrogtarëve të shtetit.
Ky projekt ligj nuk do ti nxjerrë artistët në rrugë por përkundrazi do të hapë më shumë vende punësimi. Kjo është një reformë që do të pengojë parazitizmin, vegjitimin në gjirin e trupave teatrore. Ky projekt ligj do modernizojë sistemin teatror në disa plane. Së pari duke krijuar një strukturë financimi të aktivitetit teatror në shkallë vendi që do mund të garantoj transparencë të plotë në shpenzimet e fondeve publike. Së dyti duke ndryshuar rolin e shtetit në funsion të aktivitetit teatror. Së treti duke i sjellë institucionit të teatrit shqiptar në kohë më pranë qytetarëve shqiptar dhe botës ku ne duhet të integrohemi.tvklan.al