Parlamenti britanik miratoi një amendament që përjashton daljen pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Amendamenti parashikon që të pengojë kryeministren Theresa May të kërkojë shtyrjen e afatit për zgjatjen e procesit të shkëputjes nga unioni.
Kryeministrja është e detyruar tashmë të rikthehet në bisedime me Brukselin për ndryshimin e marrëveshjes së mëparshme për Brexitin.
Një nga çështjet kryesore që duhet ridiskutuar është kufiri i Irlandës.
May arriti edhe një marrëveshje me kreun e opozitës Jeremy Corbyn për t’u ulur në bisedime për një marrëveshje të re për Brexitin, ç’ka më parë ishte përjashtuar si mundësi nga lideri i laburistëve.
Tv Klan