Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sot qeveria e Unitetit Kombëtar të Maqedonisë, ka filluar nga puna mes shpresave të shumta se do të mund t’i jap fund lëvizjes së armatosur të UÇKSH dhe do të mund të eliminojë shqetësimin për një luftë civile. Dje i ashtuquajtur i koalicion i madh mori mbështetjen maksimale të parlamentit. Në qeverinë e re bëjnë pjesë edhe dy parti shqiptare.
Megjithatë seanca e djeshme e parlamentit nuk kaloi pa probleme. Gjatë seancës parlamentare, Partia e Prosperitetit Demokratik, kundërshtoi me forcë fjalimin e mbajtur nga kryeministri Lupço Gjeorgjevski, i cili e quajti UÇK, një armik që duhet shtypur. Analistët vënë në dukje se detyra e parë e qeverisë së re është që të rivendos paqen në një vend që ndodhet në prag të luftës civile.
Në planin ndërkombëtar ministrat e jashtëm të BE-së, u mblodhën në Bruksel, për të diskutuar mes të tjerash edhe krizën në Ballkan./tvklan.al