Socialistët e votuan të vetëm ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Vetëm 6 nga demokratët e pakët të pranishëm në sallë, e shprehën vullnetin e tyre kundër ngritjes së këtij komisioni me votë, të tjerët nuk u përfshinë në votim.
Shumica është e vendosur për ta ngritur dhe e vetme këtë mekanizëm parlamentar të ngjashëm me komisionin që bëri Reformën në Drejtësi.
Komisioni si strukturë ka 11 anëtarë, kryetari dhe 5 anëtarë i përkasin shumicës. Nëse opozita do të vendosë të bëhet pjesë e tij, i janë rezervuar posti i nënkryetarit dhe 4 anëtarë.
Kryeministri e cilëson të rëndësishme Reformën Antikorrupsion për të bërë të mundur antarësimin në Bashkimin Europian deri në 2030, ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë dhe e cilëson këtë një farsë të Edi Ramës.
Tv Klan