Parlamenti ka miratuar projektligjin për trajtimin financiar të minatorëve, naftëtarëve apo dhe metalurgëve. Ata do të përfitojnë rreth 12 përqind rritje të pensionit.

Në bazë të ligjit të ri ulet dhe mosha për daljen në pension, në 55 vjet për minatorët dhe 60 vjet për naftëtarët dhe metalurgët.

Një tjetër përfitim është se, të gjithë minatorët e aksidentuar në punë dhe ata me sëmundje profesionale, do të përfitojnë pension të plotë pavarësisht vjetërsisë në punë.

Tv Klan