Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Problemet e energjitikës do të zënë vend në interpelancat e para të parlamentit në sezoni e ri. Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit, Mustafa Muçi, do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës, për krizën e rëndë elektroenergjitike. Opozita pretendon të jenë shitur sasi të mëdha energjie gjatë verës, ndërsa qeveria mbrohet me argumentin se sasia e energjisë së eksportuar është e vogël.
Në interpelancat e para të vitit do të paraqiten para parlamentit edhe kryeministri Meta për ngjarjet e Tropojës dhe ministri i Jashtëm Paskal Milo, për integrimin europian të Shqipërisë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame