Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Parlamenti do të diskutojë të mërkurën në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë, projektin e kabinetit Meta, për përcaktimin e formës dhe të strukturës së privatizimit, të shoqërisë anonime Albtelekom. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Jemin Gjana, propozoi që procesi i privatizimit të Albtelekomit të nis pas zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar socialist Arben Malaj tha, se opozita e ka pasur kohën e nevojshme për të bërë vërejtje konkrete për projektin e qeverisë, privatizimin e Albtelekomit.

Projekti për privatizimin e Albtelekomit do të diskutohet më parë në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për të kaluar të mërkurën në seancë plenare. Përsa i përket projektligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, i paraqitur nga deputeti Godo, komisioni i ligjeve propozoi, që të miratohet pas zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame