Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Spartak Ngjela:- “Partia Demokratike deklaron, se nuk pranon kurrë të bëjë politikë të diferencuar dhe të ketë shtresa të pa integruara si pasojë e dhunës diktatoriale, që ka ushtruar dhuna komuniste në Shqipëri, një nga të cilat është kjo e ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë. Nga ana tjetër, ne deklarojmë, që çështja e tyre natyrisht që është çështje mbarë shoqërore dhe natyrisht dhe çështja e PD. I përkrahim pa rezerva në të gjitha përpjekjet e tyre të ligjshme, demokratike, që bëjnë drejt shpërblimit të vuajtjes së tyre nëpër kalvarin e madh diktatorial, të regjimit të përmbysur”./tvklan.al