Artur Roshi: “Lëvizjet ekstreme të opozitës pas festimeve që ajo vetë bëri për anëtarësimin në NATO e bëri Shqipërinë të duket si një fshat që u kthehet me egërsi sherreve të vjetra një natë mbas dasmës. Nuk mund të vëmë kujën se njerëzit nuk pajisen me karta identiteti, ndërsa procesi po vazhdon normalisht dhe ende ka kohë për të realizuar me sukses këtë proces”.

Ekrem Spahia: “Në procesin e turpshëm të njollosjes së zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit ende pa ardhur dita e votimit dhe kur të gjitha premisat janë sado të realizohen të lira dhe të ndershme opozita e majtë harron se është pikërisht kjo mazhorancë e djathtë ajo që në vitin 1991 riktheu në Shqipëri votën e lirë për të gjithë shqiptarët. Në këtë kuptim të majtët mund të bëhen avokatë të gjithkujt, po kurrsesi avokatë të votës së lirë të cilët atë e kanë mohuar për 45 vjet opozita e majtë duhet të ndihet fatlume që askush deri më sot nuk i ka kërkuar asaj që të shpaguajë taksën e gjakut që kanë qenë një taksë e vërtet, të cilët shqiptarët e kanë paguar për votën e lirë gjatë regjimit komunist.”/tvklan.al