Adriatik Alimadhi: “Partia e Ballit Kombëtar mbështet kërkesën e mazhorancës për apelimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për hapjen e dosjeve. Ky vendim duhet të jetë një standard i lartë moral dhe real që do të përcaktojë me vërtetësi rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. E ftoj mazhorancën të jetë e fortë në përpjekjet e saj demokratike për të zbardhur krimet e komunizmit, të atij regjimi i cili punoi vetëm për shkatërrimin e moralit të shoqërisë shqiptare”./tvklan.al