Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Me valle popullore dhe këngë të realizmit socialist, ka nisur sot konventa e Partisë Social Demokrate. Pas Elbasanit sot në mbrëmje socialdemokratët e kanë nisur zyrtarisht fushatën elektorale në Pallatin e Kongreseve. “E majta për ju”, kjo është motoja e socialdemokratëve, për zgjedhjet lokale të 1 Tetorit.

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Një parti, që ka dhjetë vjet në qeverisjen lokale, që kontrollon mbi 80% të këtij pushteti, nuk duhet të premtojë para se të japi llogari për çfarë ka bërë deri më sot. Të shpjegojë më parë se si shkatërroi Tiranën, se si shpërfytyroi dhe shpërdori parqet publike, se si nuk la fond pa vjedhur, se si shiti trojet e ish-pronarëve etj”.

Ne afrojmë popullin në vendim-marrje, ne sigurojmë pavarësinë e pushtetit lokal, ne respektojmë ligjin dhe Kushtetutën dhe jo rruspat dhe tritolin. Kështu është shprehur kryetari i PSD Skënder Gjinushi. Më pas janë prezantuar kandidatët socialdemokrat për postet e kryebashkiakëve në rrethe. Përfaqësuesi i kandidatit të përbashkët me socialistët për Bashkinë e Tiranës Edi Rama, ka folur në emër të tij në pamundësi të Ramës të merrte pjesë. Më pas kanë folur edhe kandiatët e tjerë socialdemokrat për kryebashkiak, të cilët kanë parashtruar programet e tyre në rast fitoreje./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj