Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Partia Socialiste bie dakord për ripërtëritjen e KQZ. Sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi shprehet, se pas negociatave të arritura do të diskutohet ditën e enjte në komisionin bipartizan, një paketë amendamentesh, propozuar nga PS. Për ta nuk është e rëndësishme çështja e emrave, pasi largohet ai që e kërkon Kushtetuta dhe kodi, me këtë rast plotësohet një vakum ligjor.
Gramoz Ruçi: “Paketa konsiston në plotësimin e një vakumi ligjor, në zbatim të kërkesës së paragrafit 2, të nenit 154, i cili thotë se, ripërtëritja e KQZ bëhet çdo tre vjet, mënyra e ripërtëritjes përcaktohet në ligj, kjo nuk është në kod, këtë zgjidh kjo. Tani sa ikin sipas përllogaritjeve në zbatim të nenit kushtetues të formulimit të paragrafit përkatës në amendamentet që propozohet, i bie që të iki një, kush është ky, këtë nuk e marrë përsipër dhe unë s’përcaktojë asnjë emër. I gjithë ky miratim do të mbështetet nga një nënshkrim i një marrëveshje për implementimin e saj në nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe midis meje dhe zotit Topi.”
Pas Partisë Socialiste dhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSBE-ODIHR ka deklaruar se mirëpret shenjat e progresit drejt zhbllokimit të situatës lidhur me përbërjen e KQZ dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje. Deklarata për shtyp thotë, se ky do të jetë një hap thelbësor në çuarjen përpara të procesit të reformës zgjedhore në vend, përfshirë saktësimin e mëtejshëm të listave të zgjedhësve.
Ky proces duhet të vazhdojë në përputhje me rekomandimet e përbashkëta të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti