Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Raporti 6-mujor i ambasadorit Lipponen i prezantuar në Vjenë, por dhe deklaratat e SHBA dhe BE-së, theksuan qartë një ditë më parë, së është i domosdoshëm një Komision Qendror Zgjedhor i balancuar, i paanshëm dhe që për këtë nevojiten përmirësime në përbërjen e tij, duke fajësuar kështu mazhorancën socialiste, e cila nuk pranon ndryshim të KQZ, çfarë është dhe kushti kryesor i demokratëve për të vijuar bashkëpunimin për përmirësimin në reformën elektorale.
Partia Socialiste ka shmangur përgjegjësitë nga vetja, duke deklaruar se 7 anëtarët e KQZ, janë zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.
Gramoz Ruçi: “Kjo nuk është aspak e vërtetë, që PS kontrollon politikisht KQZ, pasi në qoftë se do të thoshim këtë, do të thoshim që Kushtetuta e Shqipërisë është një Kushtetutë e politizuar dhe e miratuar në forumet e PS. Kushtetuta e Shqipërisë është paraparë nga parlamentit shqiptar dhe ratifikuar nga elektorati shqiptar. Kështu që KQZ-ja është ngritur mbi bazën e kërkesave që ka nenet e Kushtetutës.”
Sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi, vlerësoi punën e ambasadorit të larguar tashmë Lipponen, pa komentuar raportin e OSBE-së.
Gramoz Ruçi: “Do të kem ndonjë gjykim dhe ndonjë vlerësim, i cili do të institucionalizohet nesër në mbledhjen e KPD-së. Duroni dhe një ditë.”/tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj