Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkimi për Demokraci, ka deklaruar sot, se është krijuar klima e favorshme për opozitën, ndaj ajo duhet ta shfrytëzojë për të marrë pushtetin. Të udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Berisha, liderët e disa partive të djathta, synojnë të krijojnë opozitën e bashkuar, detyra e parë e së cilës është diskretitimi i mazhorancës aktuale.

Synimi i këtyre partive është përshkallëzimi i protestave, kontakteve me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që të arrihet fitorja mbi të majtët. Krerët e këtij grupimi deklaruan se ndihen optimist për të ardhmen e opozitës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego