Lajme Arkiva 2003
Kryetari socialdemokrat Skënder Gjinushi ka qenë dje në Labinot mal dhe në Labinot katund për të paraqitur kandidatët për kryetar komunash. Edhen këto takime Gjinushi ka kërkuar votën e banorëve për kandidatët socialdemokrat si alternativat më të mira për pushtetin lokal.
Skënder Gjinushi: Dhe ju tashmë keni një përvojë, i njihni partitë më mirë se ç;njohin ato veten, i njihni politikanët më mirë nga sa e njohin ata veten. Në premtime janë të gjithë njëlloj, por në punë nuk janë të gjithë njëlloj, sepse nuk kanë qenë njëlloj qeverisjet e Shqipërisë si në ‘92-‘97 ashtu edhe ’97-2003.
Kryetati i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia ka vazhduar fushatën elektorale në Librazhd, Memalias. Duke paraqitur alternativën e Partisë Lëvizja e Legalitetit si më të mirën për autoritetet lokale Spahia ka kërkuar votën e banorëve të këtyre zonave.
Ekrem Spahia: Do të bëjmë një fushatë ku të konkurrojnë vlerat e kandidatit , ku të konkurrojnë programet e zhvillimit dhe alternativat e partive të ndryshme që konkurrojnë në zgjedhjet e 12 tetorit. Ju keni një shans të madh në dorë, që në 12 tetor të votoni kandidatin tonë.
Kryetari i partisë republikanë zoti Fatmir Mediu prezantoi dje pasdite kandidatin e përbashkët për bashkinë e Durrësit zotin Avni Shehu.
Fatmir Mediu: Partia Republikane vlerëson mbi gjithçka jetën dhe familjen. Ne republikanët ndiejmë dhimbje kur shikojmë fëmijë duke lypur dhe gjithashtu fëmijë të tjerë që drogohen dhe shikojmë pamundësinë të familja për ti kuruar dhe për ti kthyer përsëri në gjirin a familjes këta fëmijë. Ne shesim vlera. Familja jonë ka vlera të padiskutueshme, por ajo që nuk i ka këto vlera është qeveria socialiste.
Zoti Mediu i bëri thirrje elektoratit durrsak që në emër të fëmijëve dhe familjeve të ngujuara në emër të biznesit të shkatërruar nga korrupsioni dhe kontrabanda, në emër të rinisë dhe të gjithë juve, ju bëj thirrje që në 12 tetor të votoni kandidatin e përbashkët Avni Shehun dhe listën e këshilltarëve të Partisë Republikane.
Ndërsa Neritan Ceka presidenti i Aleancës Demokratike ka qenë në Vaun e Dejës i mbështetur dhe nga ministri i energjetikës Viktor Doda dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Agron Dibra. Ceka ka shprehur bindjen se alternativa progresiste e përfaqësuar nga aleanca progresiste e përfaqësuar nga koalicioni aleanca për shtetin do të fitojë bindshëm zgjedhjet e 12 tetorit.
Kandidati për Bashkinë e Pejës, Dani mbështetet në këtë garë edhe nga Partia Socialiste. Besoj se situata në të cilën gjendet sot Vau i Dejës është dëshmia më e mirë e papërgjegjshmërisë së pushtetit vendor nga Partia Demokratike ka thënë Neritan Ceka./tvklan.al