Vllaznia përballë Flamurtarit, synon sërish trofeun
Partizani jep dorëheqjen nga lufta për kampionatin, por vazhdon të shpresojë tek një vend për në Europë. Për këtë do të përpiqet ta arrijë si nëpërmjet renditjes deri në fund të sezonit, por edhe në sfidën e dytë me Dinamon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë përfundoi 1-1.
“Unë nuk jam dakord që në kampionat ne e kemi humbur betejën sepse janë edhe 51 pikë në lojë dhe ne jemi Partizani dhe do ta respektojmë gjatë gjithë kohës kampionatin javë pas jave. Nesër ne do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, por jam i bindur që do i respektojmë të dyja kompeticionet si në Kupë ashtu edhe në kampionat”.
Për Bledar Devollin kjo do të jetë ndeshja e parë si trajner i Dinamos. Tekniku do të ushtrojë presion tek futbollistët e tij për kualifikimin.
“Vllaznia e fitoi ndeshjen e parë me flamurtarin, por rezultati 2-1 i jep kurajo edhe vlonjatëve”, tha Devolli.
Këtë të enjte për çerekfinalet e Kupës do të luhet edhe Laçi – Egnatia.
Tv Klan