Partizani ka zyrtarizuar largimin e tre futbollistëve në këtë merkato dimri. Bëhet fjalë për sulmuesin Tedi Cara, mesfushorin Arinaldo Rrapaj dhe mbrojtësin Andi Hadroj.

Të tre këta lojtarë do të vazhdojnë karrierën e tyre në Ukrainë, me Partizanin që prej kohësh ka mbyllur marrëveshjet.

Largime të rëndësishme për të kuqtë në mes të sezonit, që mund të ndikojnë edhe në ecurinë e ekipit, pasi ishin titullarë.

“Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.

Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas.

Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe!”, thuhet në njoftimin e klubit.

/tvklan.al